<i>SD Maid 2/SE</i> është ndihmësi i besuar i Android-it tuaj, për ta mbajtur atë të pastër dhe të rregullt.

Askush nuk është i përkryer dhe as Android.
*Aplikacionet që keni hequr tashmë lënë diçka pas.
* Regjistrat, raportet e përplasjeve dhe skedarët e tjerë që nuk i dëshironi po krijohen vazhdimisht.
* Hapësira juaj ruajtëse po mbledh skedarë dhe dosje që nuk i njihni.
* Foto duplikat në galerinë tuaj.

Le të mos vazhdojmë këtu… Lejoni që SD Maid 2/SE të ju ndihmojë!

SD Maid 2/SE është një aplikacion dhe menaxher skedarësh që specializohet në njohjen e aplikacioneve që kanë krijuar skedarë specifikë në pajisjen tuaj. SD Maid 2/SE kërkon pajisjen tuaj dhe krahason skedarët me aplikacionet e instaluara për të ofruar opsione për lirimin e sigurt të hapësirës ruajtëse.

✨ Pastron pas çinstalimit të aplikacioneve
Nëse aplikacionet krijojnë skedarë jashtë dosjeve të tyre të përcaktuara, atëherë skedarët mund të mbeten edhe pas çinstalimit të aplikacioneve. Mjeti "Gjetës i Mbetjeve" gjen mbetjet e aplikacioneve, ju tregon se cilit aplikacion i përkisnin dhe ju ndihmon t'i fshini ato.

🔍 Kërkoni pajisjen tuaj në mënyrë të zgjuar
Filtro për dosje boshe, skedarë të përkohshëm, aplikacione të instaluara tashmë dhe më shumë. Ju madje mund të krijoni kriteret tuaja të kërkimit. Mjeti "Pastrues i Sistemit" ju lejon të kërkoni automatikisht pajisjen tuaj dhe të fshini skedarët bazuar në kritere të ndryshme.

🧹 Fshi skedarët e panevojshëm dhe memoriet e fshehura
Miniaturat, kosha plehrash, memoriet e fshehta jashtë linje dhe më shumë: Nëse aplikacionet nuk pastrohen pas vetes, atëherë ky aplikacion do të pastrohet. Mjeti "Pastrues i Aplikacioneve" gjen aplikacione me skedarë të shpenzuar.

📦 Menaxhoni të gjitha aplikacionet juaja
Merrni një listë të plotë të të gjitha aplikacioneve të instaluara në pajisjen tuaj. Aplikacioni i aktivizuar, i çaktivizuar, i përdoruesit ose i sistemit: asnjë aplikacion nuk mund t'ju fshihet. Vegla "Kontrolli i Aplikacioneve" është një menaxher aplikacioni që ju lejon të kërkoni, renditni dhe kontrolloni aplikacionet juaja.

📊 Çfarë po përdor të gjithë hapësirën juaj
Menaxhimi i hapësirës ruajtëse mund të jetë komplekse me aplikacionet, mediat, sistemin dhe skedarët e tjerë në hapësirës ruajtëse të telefonit, kartat SD dhe pajisjet USB. "Analizuesi i Hapësirës Ruajtëse" është një menaxher skedari që tregon se si përdoret hapësira në pajisjen tuaj, duke thjeshtuar menaxhimin e ruajtjes tuaj.

📷 Gjeni të dhëna të kopjuara
Shkarkime të dyfishta, foto të dërguara përmes mediave sociale ose thjesht foto të ngjashme të së njëjtës skenë: Me kalimin e kohës mund të grumbullohen kopje. Mjeti "Heqës i Duplikatave" gjen skedarë që janë saktësisht të njëjtë ose të ngjashëm dhe ju ndihmon të fshini kopjet shtesë.

Ky aplikacion është pa reklama. Disa veçori kërkojnë një përmirësim me pagesë.

SD Maid 2/SE është pasardhësi i SD Maid 1/Legacy.
Optimizuar dhe i përshtatur për versionet më të reja të Android-it dhe fokusuar në pastrimin.

Ky aplikacion ka veçori opsionale që përdorin API-në e Shërbimit të Aksesueshmërisë për të automatizuar veprimet e lodhshme.
Duke përdorur API-në e Shërbimit të Aksesueshmërisë, ky aplikacion mund të klikojë butonat që ju të kryeni operacione në shumë aplikacione, p.sh. fshirja e cache-ve.
Ky aplikacion nuk përdor API-në e Shërbimit të Aksesueshmërisë për të mbledhur informacione.

SD Maid 2/SE është një aplikacion Menaxhues i dosjeve & Pastrues.